Përse fëmijët? Një turmë qytetarësh të indinjuar u mblodhën jashtë prokurorisë në pritje të v rasësit 60-vjeçar grek të familjes shqiptare.

Të dielën rreth orës 15.00 i shoqëruar nga forca të shumta policore Dh.V. ka arritur për të dëshmuar në prokurori.

Advertisements

Me vështirësi është mbajtur larg turma e indinjuar e qytetarëve që thërrisnin “v rasës”, “mostër” ndërsa dëgjohej vazhdimisht pyetja “përse fëmijët?” “si munde të vrasësh fëmijët?”.

Sipas policisë greke, 60-vjeçari pohoi vrasjen me armë të çiftit Kloçi po nuk mbante mend çfarë ndodhi më pas dhe si veproi me dy fëmijët e mitur.

Në fund të dëshmisë për krimin pranoi se “Nuk ka falje për këtë që bëra”. Procedura vijon të martën, 8 mars, kur do të paraqitet sërish në prokurori.

Advertisements