Ndonëse jemi në pranverë, moti i ftohtë dhe reshjet e borës ende nuk janë larguar nga vendi ynë.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, pritet që e gjithë java të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Advertisements

“Nuk kam lajme të mira. Janë dy celula, një në veriperëndim të vendit, në Shkodër. Deri pasdite do të ketë reshje, rrebeshe shiu dhe në zonat e thella reshjet e dëborës. Ka një përmirësim nga ora 6 pasdite.

Ka një celulë tjetër e cila është vendosur në qendër të Shqipërisë ku Tirana dhe Durrësi do ketë rrebeshe shiu.

Ka pasur fuqizim të parametrave të erës, duke sjellë dhe probleme me dritat. Ka nisur që mbrëmë gjatë natës. Reshjet pritet të jenë prezentë deri në orët e mbrëmjes.

Advertisements

Parashikohet që e gjitha java të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike, Megjithëse jemi në pranverë na pret një javë tipike e dimrit. Zonat e thella do mbeten me dëborë. Nuk ka një situatë të përmirësuar deri në mesin e marsit. Ditë dimri na presin këtë javë që vjen”, tha sinoptikania.