Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës (6 mars) nisi procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Durrës nisur nga rezultatet në kohë reale në avantazh është kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako, e ndjekur nga kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ nga Adrian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” dhe Luan Hoti i Partisë Demokratike.

Advertisements

Deri në këto momente, janë numëruar 319 kuti votimi nga 337 në total. Emiriana Sako kryeson bindshëm me 37.074 vota e cila ndiqet nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka me 18.921 vota ndërsa në vendin e tretë renditet kandidati i PD-së, Luan Hoti i cili numëron 7.613 vota.

Për më shumë ndiqni grafikun e të dhënave.

Kujtojmë që në bashkinë e Vorës falë votimit elektronik rezultati ka dalë më parë se bashkitë e tjera, ku u shpall fitues Blerim Shera.

Advertisements

Shera ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.