“Power hang” quhet qendra e masazhit, ku sot policia e Tiranës zbuloi se ishte kthyer në prostitucion.

Në lidhje me këtë ran ë pranga pronari 29-vjeçar dhe u proceduan dy vajza 19 dhe 20-vjeçare për veprën penale “Prostitucioni”.

Advertisements

Në rrjetet sociale të qendrës së masazhit shihet se si përdoreshin reklamat për të tërhequr reklamat, duke shtuar edhe mesazhe seksuale.

“Qetësia dhe relaxi janë vetëm te ‘Power Hand’ me vajzat tona fantastike dhe super të afta”, shkruajnë në rrjete sociale .

Ndërsa në një tjetër thuhet “Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t’i harroni ato”. Ndërsa në videon e fundit të publikuar është dhe një vajzë e ulur ndërsa kamera i filmon gjoksin.

Advertisements

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage”.

Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Kishte përshtatur banesën e marrë me qira si qendër masazhesh dhe ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga pronari.

Procedohen penalisht dhe dy punëtoret e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, si qendër masazhesh ku ushtrohej prostictucion, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Camouflage”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

– A. D., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”njoftoi policia.