Meksika përbëri lajm në të gjitha mediat botërore, kur në minutën e 63- të të ndeshjes mes Kueretaros dhe Atlasit tifozeritë pushtuan fushën në mënyrë të papritur për t’u ndeshur mes tyre.

Pamjet e frikshme dhe vandalizmat e përplasjeve sollën 22 të plagosur, mes të cilëve 9 në gjendje të rëndë dhe të transportuar në spital, në një situatë që ngjalli terror.

Advertisements

Gjithsesi, pasi kjo ngjarje u dënua nga Federata vendase, por edhe nga FIFA, dje organet vendore të futbollit meksikan kanë vendosur që për pjesën e mbetur të turneut “Clausura” të ndalohet hyrja në stadium e tifozerive mike, për të qetësuar disi situatën, por për të kuptuar edhe arsyet e ngjarjes.

Ndërkohë, edhe policia meksikane ka nisur një fushatë arrestimesh për përgjegjësit, por në të një njëjtën kohë ka nisur hetimet për arsyen e atij akti.

Advertisements