Ministri i Punëve të Jatshme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka publikuar pamjet e një bombe ruse e cila kishte rënë në një ndertesë banimi në Chernihiv, ku fatmirësisht nuk kishte shëprthyer.

Në një postim në “Twitter”, Kuleba ka bërë me dije se kjo bombë peson 500 kg dhe shume bomba të këtij lloji kanë shpërthyer mbi qytetet ukrainase duke vrarë dhjetra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm.

Advertisements

Ai u bën thirrje liderëve të shteteve të ndryshme të botës që t’I ndihmojnë për të mbrojtur popullin e tyre nga barbaria e rusëve.

Advertisements

“Kjo bombë ruse e tmerrshme 500 kg ra në një ndërtesë banimi në Chernihiv dhe nuk shpërtheu. Shumë të tjerë shpërthyen, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Na ndihmoni të mbrojmë popullin tonë nga barbarët rusë! Na ndihmoni ta mbyllim qiellin. Na jepni avionë luftarakë. Beni dicka!”, shkruan ai.

BOMBA e pashperthyer