Deputeti i PD, Dashnor Sula ka qenë i prerë në fjalën e tij në mbledhjen brenda selisë blu.

“Nëse nuk shoh zgjidhje dhe më krijohet bindja që PD do jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme, unë do e mbyll karrierën e deputetit. Mandatin se shoh si privilegj.

Advertisements

Nëse nuk ka zgjidhje në PD, mua mos më konsideroni më për zgjedhjet e ardhshme vendore”, tha Sula.

Ndërsa Lefter Gështenja tha se duhet të sakrifikojnë nëse duan të shpëtojnë Partinë Demokratike.

Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga funksionet partiake ndërsa Ferdinand Xhaferraj i ka kërkuar dorëheqjen Bashës duke i thënë se i fyen të gjithë duke thënë se nuk ka asnjë humbje ndërsa rezultatet nga zgjedhjet e 6 marsit e nxjerrin forcë të tretë.

Advertisements

Lefter Geshtenja: Duhet të bëni një hap pas, ju i pari pastaj me radhë të gjithë, në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë, nga ju i pari.

Duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtet PD, duhet ta bëjmë sot se nesër do të jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratët janë të ndarë.

Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren, janë larguar nga strukturat e PD. Shkojmë vetëm nëpër fushata, nuk mund të vazhdohet kështu.