Deputeti i Lushnjes Erjon Braçe ka qenë mjaft kritik sa i përket situatës në bujqësi.

Disa ditë më parë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka njoftuar sot se Shqipëria nuk mund të importojë më grurë nga Rusia. Këtë deklaratë ministrja e ka bërë gjatë takimit me fermerët në Katundin e Ri, me fermerët e Durrësit, e cila i nxiti ata që të shtojnë prodhimin e grurit.

Advertisements

“Kjo sigurisht është një mundësi për prodhuesit vendorë që të fokusohen te gruri, kështu që përpunuesit të mund të marrin grurin, elbin dhe misrin e prodhuar në vend, që tashmë vjen me një cilësi gjithnjë e më të mire. Ne jemi importues për një pjese te nevojave tona të grurit. Aktualisht nga Rusia nuk mund të importojmë më. Unë kam takuar përpunuesit e grurit në vend për të kuptuar a do të kemi problematika dhe ata më kanë siguruar se në rast problematikish kanë çdo mundësi për t’u orientuar në tregje të reja,”– u shpreh ministrja.

Deklarata nuk i ka shpëtuar deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçes, i cili nuk ka mundur që të lërë pa komentuar gafën e ministres. Për ju që nuk e keni kapur; gruri nuk mund të mbillet kur do ministrja, por në kohën e tij; rreth muajit shtator. Por kur do rreth 3 muaj që të korret ajo kërkon që të mbillet më shumicë. Kur? Si? Deputeti Socialist, Erion Braçe, thotë se e kishte paralajmëruar nevojën për grurë në vend, duke shpërndarë një video gjatë fjalës së mbajtur në tetor në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kërkonte mbjelljen e fushave me grurë, për shkak të situatës gjeopolitike të ndikuar nga pandemia COVID në atë kohë. Sipas Braçes, kostoja e mbjelljes së grurit është minimale dhe fermerëve veç naftë duhet tu jepej edhe farë misri dhe gruri.

‘Nuk mbillet gruri ne mars, minister! Nuk mbillet! Tani ka nevoje per pleh ai grure qe eshte mbjelle! Ua jep dot?! Per mbjelljet, duhej degjuar me heret; Fjala bie ne fund tetori unë dhe ju kemi qenë perballe e une kam thene cfare degjon edhe nje here; Ja ku e keni, mbase vlen per misrin, se gruri iku tani e varesia u thellua!!’- shkruan Braçe.

Advertisements

Çështja e ushqimit është çështje e sigurisë kombëtare. Me ndryshimet klimatike dhe efektin që ne ndjemë këtë vit, të paktën te drithërat, pa diskutim që duhet të fillojmë të analizojmë në nivelin e sigurisë kombëtare. Do të garantojmë ushqim këtu apo do të jemi të varur totalisht? Në kushtet e një ngjarjeje si kjo që po e vuajmë prej dy vjetësh, pandemisë, ku rrugët mbyllen, kur kostot e transportit rriten dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike kur prodhimi bie, rendimentet ulen dhe secili fillon mbron pjesën e vet të kombit të tij apo akoma më keq, fillon të mendojë të bëjë gjeopolitikë me ushqimin, çfarë do të bëjmë ne, ku do të jemi në këtë pjesë? Fare mirë ju thoni që këtë herë do t’i subvencionojmë ose do t’ua japim në dorë fermerëve fidanët e perimeve, që kanë edhe tregun më të madh të eksportit, por keni menduar që neve na duhet edhe grurë? Si ka mundësi që e gjithë fusha e Tërbufit mbillet me jonxhë ose luledielli? Sepse kostoja është minimale. Por ne nuk ndërhyjmë në këtë aspekt. T’u japim farë misri, farë gruri. U kemi dhënë naftën falas për të punuar tokën dhe nuk është pak. Sot që flasim një litër naftë kushton 186 lekë dhe t’ua japësh pa lekë natyrisht që i ndihmon jashtë mase. Po t’i bëjmë të gjitha këto, kush nuk mbjell më grurë, ku çmimi sot në grumbullim është të paktën 37 lekë apo misër, ku çmimi sot në grumbullim është 43 lekë? Të gjithë mbjellin, sepse u del shumë mirë. Në funksion të asaj që thashë, do të mendojmë ne për ushqimin, sidomos në produkte strategjike? Natyrisht që kjo vlen, prandaj duhet bërë më i gjerë arsyetimi.