Pas më shumë se tre orësh është mbyllur protesta e qytetarëve shqiptarë në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur prej orës 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të naftës, bukës dhe ushqimeve të shportës.

Kujtojmë se vetëm dy ditët e fundit nafta është rritur me 70 lekë, dhe justifikim është lufta në Ukrainës, e cila sipas qeverisë ka sjellë rritje çmimesh në të gjithë botën.

Advertisements

Pas Kryeministrisë, një pjesë e qytetarëve iu drejtuan Unazës së Vogël, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Bllokimi i rrugëve ka sjellë një kaos dhe radhë kilometrike makinash dhe autobusësh. Për minuta të tëra, qytetarët bllokuan unazën dhe kryqëzimin te Parku Rinia ndërsa i bënin thirrje shoferëve për të fikur makinat dhe të bashkoheshin me ta.

Pas minutash pritje, qytetarët, me asistencë të policisë, kanë vijuar të ecin në sens të kundërt e duke dalë kështu nga avaria e krijuar në rrugë të tjera të kryeqytetit.

Advertisements

Në postestë janë shoqëruar disa persona, dhe e radhës pritet të jetë të shtunën në formën e një marshimi që nis nga Sheshi Skënderbej. Protesta e të shtunës nis në orën 11:00.