Video që shihni tregojnë pamjet e para pak pas atentatit që ndodhi mbrëmë në qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur rëndë Romeo Meçaj.

Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Flamurtari”. Gazetari i News24’ Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkaWeb pamjet e rënda ku shihet makina e shënjestrës së sulmit që ende është e ndezur, ndërsa në punë janë dhe fshirëset e xhamave pasi bie shi.

Advertisements

Në pamje shihet se kalimtarë të rastit i vijnë në ndihmë 33-vjeçarit, ndërsa mundohet të hapin mjetin, pasi dyert janë të mbyllura.

Pak minuta më pas shihen që vjen dhe një makinë policie, ndërsa shumë burra bashkë hapin me forcë derën e mjetit dhe më pas dy prej tyre e marrin gati zvarrë të riun dhe e fusin me shpejtësi në makinën e policisë.

Gjithçka duket kaos, ndërkohë që ambulanca nuk duket se ka ardhur në ndihmë të të plagosurit, i cili si fillim u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe më pas te Trauma.

Advertisements

NGJARJA

Ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmë Vlorën ndodhi rreth orës 20:30.

Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij dhe më pas e kanë sulmuar atë me armë. fill pas krimit, në zonën e Ujit të Ftohtë u gjet një makinë e djegur, që mendohet se i përkiste autorëve. Brenda saj u gjetën dy kallashnikov të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj.