Në një konferencë të jashtëzakonshme këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.

“Për të informuar publikun lidhur me krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik.

Advertisements

Energjia është e palca e shtyllës kurrizore të të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur.

Unë kam paralajmëruar atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur.

Çmimi i brendit të naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë”, tha Rama.

Advertisements