Kompania American Express tha të dielën se do të pezullojë të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri korporatash perëndimore që po tërheqin biznesin e tyre nga Rusia, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

“Në dritë të sulmit të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës, American Express pezullon të gjitha operacionet në Rusi”, tha kjo kompani e kartave të kreditit përmes një deklarate të postuar në ueb-faqe.

Advertisements

“Ne po ashtu do të ndalojmë të gjithë operacionet biznesore në Bjellorusi”, shtoi kjo kompani. American Express i bashkohet kompanive Visa dhe Mastercard dhe PayPal, që njoftuan po ashtu se kanë pezulluar operacionet në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.