Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1146 testime, 78 persona janë konfirmuar të infektuar, ndërsa 114 të shëruar.

Advertisements

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,146 testime, 78 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 114 të shëruar në 24 orët e fundit

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,146 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 78 qytetarë, në këto bashki:

33 në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.

Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Mars 2022)

Raste të reja ditore 78

Të shëruar në 24 orë 114

Të shtruar në spitale 46

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1,146

Testime totale 1,752,127

Raste pozitive 272,210

Raste të shëruara 267,197

Raste Aktive 1,531

Humbje jete 3,482

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 431

Fier 276

Lezhë 189

Elbasan 113

Vlorë 104

Kukës 102

Berat 99

Shkodër 86

Gjirokastër 63

Korçë 45

Durrës 19

Dibër 4