I ftuar në emisionin “Radari Informativ”, eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho ka komentuar deklarata e fundit të kryeministri Edi Rama për rritjen e çmimeve, por dhe protestën e qytetarëve.

Spaho theksoi se protesta qytetare është normale, ndërsa shtoi se në ditët në vijim pjesëmarrja duhet të jetë edhe më e madhe.

Advertisements

“Janë dy elemente të lidhura me njëra-tjetrën. Në Shqipëri kemi dy importues, i pari importon 90% të karburanteve kemi të bëjmë me monopol. Ekzistenca e një monopoli në rastin më të mirë është tolerancë, në rastin më të keq është korrupsion’, u shpreh Spaho.

Më tej eksperti theksoi se edhe në Shqipëri ashtu siç po veprohet në të gjitha vendet e tjera qeveria mund të ndërhyjë për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, duke hequr përkohësisht TVSH-në..

‘Qeveria shqiptare merr tatimin mbi TVSH 20%. Arka e shtetit merr më shumë para nga rritja e çmimeve, shteti është përfitues neto. Shteti nuk ka pse e rrit çmimin e energjisë elektrike, sidomos në këtë periudhë, është mburrje e kotë. Ne jemi në një situatë ku prodhojmë energji, ku kryeministri mburret pse nuk është rritur çmimi, në fakt çmimi është rritur në biznesin e madh, dhe pasqyrohet në produktet e tjera. Nëse shteti rrit të ardhur pikërisht pse rriten çmimet, mund të ulë përkohësisht trarifat. Këtë po e bëjnë vendet e tjera të Europës”, tha Spaho.

Advertisements