Sytë e të gjithëve, sapo delegacionet ruse dhe ukrainase u ulën në tryezën e gjatë të bisedimeve, ranë mbi njeriun me kapele të zezë, i ulur me delegacionin ukrainas.

Davyd Arakhamia nuk është i njohur për botën. Në Ukrainë, megjithatë, ai është një person shumë popullor. Ai është zgjedhur deputet me partinë e Volodymyr Zelensky, “Shërbëtori i Popullit ”.

Advertisements

Ai është krahu i djathtë i ministrit ukrainas të Mbrojtjes. Gjatë bisedimeve mes rusëve dhe ukrainasit, Davyd ishte ulur në anën ukrainase, pranë ministrit.

Davyd ka lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, në Soçi, në maj të vitit 1979. Më pas, ai u zhvendos me prindërit e tij në Gjeorgji deri në vitin 1992, kur u nis për në Nikolaev.

Advertisements

Aty filloi biznesin e tij të parë. Ai ishte i përfshirë në shkenca kompjuterike dhe sot është një nga themeluesit e kompanisë së njohur botërore Template Monster dhe Weblium.

Ka qenë aktiv në rrjetet sociale për shumë vite dhe njerëzit e njohën me pseudonimin David Borown.

Arakhamia kandidoi në zgjedhje me koalicionin e Zelensky dhe shumë shpejt arriti të jetë krahu i djathtë i presidentit ukrainas.

Shumë njerëz në vendin e tij e quajnë atë “Stalini ukrainas” për shkak të vendosmërisë së tij, por edhe për shkak të ndikimit dhe fuqisë së madhe – underground – që ka në partinë e Zelensky.

Sipas revistës Novoe Vremya, Arakhamia është ndër 6 njerëzit më me ndikim në Ukrainë. Pozicioni i tij është forcuar që nga dita kur rusët pushtuan Ukrainën, pasi ishte një nga të paktët njerëz që mbajti anën e Zelensky në Kiev. /noa.al