Zbardhen të tjera detaje nga atentati me armë zjarri ndaj Admir Bajrit në Dobraç të Shkodrës. Syri.Net mëson se Admir Bajri ra në pritë përpara një supermarketi ndërsa autorët kanë qëlluar nga një makinë tjetër.

Menjëherë pasi qëllojnë ndaj 38-vjeçarit, ato largohen ndërsa policia ka ngritur prika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tyre. Të njëjtat burime raportojnë se Admir Bajri është plagosur në sy të nënës së tij.

Advertisements

Fisi Bajri është jo pak i njohur, kjo për faktin se në vitin 2018, në kuadër të operacionit ‘Oaz’, u arrestuan disa prej anëtarëve të këtij fisi, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme.

Por dosja e bujshme tashmë është shfryrë, pasi të gjithë personat, të cilët u vunë në pranga janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

Advertisements