Victoria Nuland, nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, në një deklaratë të dhënë ka bërë me dije se lufta do të përfundojë vetëm atëhere kur Putin të kuptojë se kjo aventurë ka vënë në rrezik udhëheqjen e tij.

“Kur Putini të kuptojë se kjo aventurë ka vënë në rrezik udhëheqjen e tij, me ushtrinë e tij, me njerëzit e tij, që ai po gjakos jetën e popullit të Rusisë, ushtrisë ruse dhe të ardhmen e tyre për ambicien e tij të kotë.”, tha ajo.

Advertisements

Ajo shtoi se Putin “do të duhet të ndryshojë rrugë, ose populli rus do ta marrë situatën vetë në dorë”.

” Ai ka krijuar, një shtrat të tërë gënjeshtrash se si SHBA ose NATO do ta përdorte Ukrainën si trampolinë për Rusinë. Ai e ka bërë të qartë në dy ditët e fundit se në fakt nuk mendon se Ukraina është një vend i pavarur nga Rusia”, shtoi Nuland.