Me zërin që i dridhet nga emocionet dhe dhimbja, Renisa vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të na treguar historinë e saj rrënqethëse. Në këtë pjesë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo na njeh me humbjet e pësuara, me personat e afërt që nuk jetojnë më, me një dashuri të shumëpritur që s’mundi ta kishte. E gjunjëzuar, Renisa ka vendosur të ngrihet dhe të gjejë forcën.

Advertisements

Renisa: Vitin që kaloi, uroj mos e pastë njeri atë vit. Nuk do ta quaja viti i dhimbjes, por do ta quaja viti i engjëjve, që do të thotë… humba babain. Ishte pika ime më e fortë, ishte mbështetja ime, kam qenë shumë e lidhur me të. Pas kësaj, dy muaj më vonë marr vesh që kam mbetur shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Ti ke një djalë? Sa vjeç e ke?

Renisa: Po, 3 vjeç.

Advertisements

Ardit Gjebrea: Ti more vesh që kishe mbetur shtatzënë…

Renisa: Çdo gjë shkoi për mrekulli gjatë shtatzënisë. Në Shtator më ndërron jetë vjehrri dhe kjo ishte e dhimbshme.

Ardit Gjebrea: Pra, në Shkurt babai, në Shtator babai tjetër.

Renisa: Nuk ishte e lehtë, ishte e dhimbshme, të mendosh vetëm nga një atak kardiak.

Pavarësisht humbjeve të thella, Renisa gjente ngushëllim te krijesa që kishte në bark. Djali i saj i vogël e kishte kuptuar që do të kishte një motër dhe mezi priste të kujdesej për të. Ai ledhatonte barkun e së ëmës, i fliste fjalë të ëmbla dhe i falte emocione të reja ndërsa ditët e ardhjes në jetë afroheshin.

Renisa: Në fillim të Dhjetorit, isha në ditët e mia, e ndjeva vajzën të lëvizte. Një ditë të diel, qëlloi që ishte koha shumë e keqe, isha përgjumësh. Të nesërmen paraqitem te gjinekologia e lagjes dhe me rekomandimin e saj paraqitem në maternitet. Bëra ekon, doktoresha tha “është çdo gjë mirë”.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ti nuk e ndieje vajzën.

Renisa: Jo, nuk e ndieja të lëvizte. Në momentin e bërjes së ekos, ekon e kisha në duar, mund ta kisha lexuar mbi 10 herë, nuk më jepnin një konfirmim ose një përgjigje.

Ardit Gjebrea: Por ekon e kishe në dorë.

Renisa: Ekoja konfirmoi që zemra nuk vizualizohej. Embrioni kishte vdekur në bark. Telefonova bashkëshortin, i thashë “hajde se nuk di ç’të bëj”. Vajzës te materniteti i kërkoja të dëgjoja rrahjet e zemrës së vajzës time. Vajza te materniteti më thotë “prit pak sa të vijë doktori se nuk na lejohet”. Vjen bashkëshorti, bëjmë një eko të fundit dhe aty u konfirmua që të voglës time i kishte pushuar zemra. Ta mbash në bark, ta ushqesh, të përjetosh çdo emocion, të durosh gjithë ato dhimbje dhe në fund mos ta marrësh në krahë… kjo është e papranueshme./tvklan.al