Nafta nuk ka ndërmend të ndalet. Luigj Aliaj, drejtuesi i shoqatës së hidrokarbureve e ka paralajmëruar diçka të tillë në daljen televizive në Top Channel.

Ai paralajmëroi se pronarët e karburanteve kanë marrë furnizimet e reja dhe do të ketë sërish rritje nafte, pasi nuk kanë mundësi të tjera.

Advertisements

“Pronarët e kompanive nuk kanë se çfarë bëjnë. Janë bizneset që falimentojnë më shumë në Shqipëri, pse nuk e shihni në këtë këndvështrim.

“Nuk kemi se çfarë bëjmë, duhet të rrisim naftën. Nuk kemi se çfarë bëjmë, përndryshe falimentojnë totalisht me të gjithë”, – tha ai.

Advertisements

Burimet tona – Burimet tona bëjnë me dije se nafta do të rritet sërish. Ditën e premte pritet që nafta të shkojë në 280 lekë për litër.

Shifër që nuk është imagjinuar më herët në tregun kombëtar. Nesër do të ketë protestë para sheshit “Skënderbej”, në lidhje me çmimin e naftës, në orën 17:00.