Këto janë pamjet që ‘Fax News’ ka siguruar nga vendi ku ka shpërthyer eksplozivi në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur brenda 10 minutave në dy biznese gjatë mesnatës.

Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Objekti në pronësi të ish-kandidatit për Kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Mësohet se objekti në pronësi të tij është me kohë i lëshuar me qera.

Advertisements

Ndërsa shpërthimi i dytë është vendosur në një nga linjat e supermarketeve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’, pranë stadiumit.

Njoftimi i Policisë:

Advertisements

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.