Gazetari Pano Soko, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama është një ters për Shqipërinë.

Soko thekson se sapo iku tersi Rama nga vendi, u ul në bursë edhe nafta, edhe energjia.

Advertisements

Postimi i Pano Sokos:

Iku tersi nga Shqipëria, u ul në bursë edhe nafta edhe energjia elektrike.

Nafta ra me gati 17% krasuar me dje dhe shkoi në nivelet e para-luftës në Ukrainë, ndërsa energjia ende nuk ka arritur ato nivele, po eshte në rrugë për të shkuar aty.

Advertisements

Tani pyetja është: Meqë Kryeministri tha që ne kemi këtë regjimin, që e marrim furnizimin e naftës së rezervës me çmimin e ditës, (kështu justifikoi faktin pse u rrit brenda ditës nga 197 Lek në 230 Lek), atëherë i bie që nesër të shkojë që në mëngjes 178-185 Lek/Ltr.

Këta çunat e tabelave, taksirat e kanë, të hypin dhe një herë nesër ta ndryshojnë çmimin e tabelës. Sepse ka dalë garant Kryeministri që me të rënë nafta në bursë, do të ulet dhe në treg.