Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për Alban Dyrmyshin, 29 vjeçari i cili e kishte shndërruar qendrën e masazhit në kryeqytet, në një ambient ku ushtrohej prostitucion.

Kujtojmë se Dyrmyshi ka marrë pjesë në një emision një vit më parë ku qëllimi është që çuna e djem kërkojnë dashurinë e tyre.

Advertisements

Bëhet fjalë për emisionin “Për’puthen”.

29-vjeçari sipas policisë kishte marrë me qera një ambient, të përshtatur në një qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucion.

Gjithashtu në pranga kanë përfunduar dy punëtorët e qendrës së masazheve.

Advertisements

Ne perfundim te gjykimit, pasi degjoi kerkesat e paleve, ku prokurori kerkoi vleftesimin e ligjshem te ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi”, gjykata vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise dhe vleftesimin e ligjshem te ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale per kryerjen e vepres penale te “Mbajtja e lokaleve per prostitucion” parashikuar nga neni 115 i K.Penal.