Bertina Mehmeti është një nga personazhet më të dashura të shoëbizit shqiptar, e cila u bë e famshme pasi mori pjesë në Big Brother.

Edhe pse punoi për një periudhë trevjeçare në Dubai, gazetat dhe portalet në vend shkruanin gjatë gjithë kohës për të. Ájo ka rrëfyer se kur iku në Dubai nuk donte të kthehej më në Shqipëri. Megjithatë erdhi sërish për shkak të disa problemeve familjare.

Advertisements

Ish-banorja e Big Brother tregoi se nuk i pëlqen Shqipëria për shkak të energjisë negative mes njerëzve.

“Kur kam ikur nga Shqipëria për në Dubai gjithmonë kam menduar se nuk do kthehesha në Shqipëri. Megjithatë Zoti vendos shumë më ndryshe. Për shkak të disa gjërave familjare jam rikthyer sërish në Shqipëri. Megjithatë “never say never”.

Shqipëria nuk më pëlqen. E di që do thonë je antishqiptare, por nuk më pëlqen. E di pse nuk më pëlqen? Prej asaj energjisë negative mes njerëzve. Nëse njerëzit shohin që dikush arrin diçka, ata e kanë si tendencë pse ai duhet të jetë dhe unë do tentoj që atë ta sjell në nivelin tim.

Advertisements

Këtu që në mëngjes të fillon ai stresi, ajo energjia nisesh në punë, ka trafik. Ndërkohë në Ábu Dabi ka 6 korsi apo 8 korsi, ti ke vetëm një korsi. Do presësh radhën si fakir dhe shkon në punë pas një ore”, u shpreh Bertina.

Që nga momenti që u zbulua se Bertina Mehmeti kishte vendosur të shpërngulej në Dubai për të punuar, ideja kryesore paragjykuese e njerëzve përgjithësisht për vajzat që shkojnë të punojnë në një vend kaq të zhvilluar, është pretendimi se ato punojnë aty si eskorta edhe pse nuk e pranojnv këtë gjë në publik.

Bertina në fakt jetoi për 3 vite në Dubai ku punoi në pozicionin e inxhinieres në një kompani shumë të njohur të makinave.Ájo ka treguar gjithashtu se është ndier shpesh herë e paragjykuar nga njerëzit kur thoshte se punonte në Dubai.

Pasi u ktheva në Shqipëri, një personazh, një miku im shumë i afërt më bënte disa pyetje absurde. Nuk e di ishte shumë e rëndë ajo pjesë. Ndërkohë që ti lodhesh, strapacohesh sepse kur kujtoj atë fillimin me të vërtetë, ka qenë shumë i lodhshëm.”,- është shprehur Bertina duke shtuar se e ka ndier paragjykimin edhe nga miqtë e saj.

/abcnews.al