Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesnate në aksin Fushë Krujë-Milot, ku kanë mbetur të vdekur 5 persona. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç, si edhe dy pasagjerët Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alfred Alushi dhe 34-vjeçarja, Rudina Haka.

Shkak i aksidentit tragjik dyshohet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar. Pas ndarjes nga jeta të ciftit që sapo ishin fejuar, Almenia dhe Shkumbin, në rrjete sociale kanë nisur reagimet nga miqtë dhe familjarët që shprehin dhimbje për humbjen e tyre.

Advertisements

Advertisements

“Edhe Zoti ju mori bashkë, edhe Zoti nuk ju ndau, na këputët shpirtin, në lule të rinisë, do të na mungoni!

Do të na mungoni ëngjëj…

Akoma nuk arrij të kuptoj gjithçka që ndodh përreth, dhe fiks më datë 6. Ti dhe Alida do mbeteni dy ëngjëjt më të bukur.

Jeta u tregua e padrejtë me ju, Zoti ju pastë bërë banorë të xhenetit. Do na mungoni shumë.

U prehsh në paqe ylli im.

Qofsh e xhenetit shpirt i bukur lulja ma e bukur e xhenetit, do na mungosh shumë.

Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot, zemra ime, partneri im i jetës, paqja, lumturia mbizotëroftë mbi ne të dy! Jam me fat që jetën time do e ndaj me te, të paça gjithmonë,”- janë disa nga postimet prekëse.