Profesori i njohur i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka komentuar sot gjuhën e trupit të Vladimir Putinit dhe sjelljen e tij ndër vite.

Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ai u shpreh se Putin është “një introvert, i palexueshëm dhe shumë agresiv”.

Advertisements

Sipas tij, presidenti rus ka idhuj persona shumë famëkeq dhe prandaj sot, ne jemi kaq të frikësuar nga situata e luftës.

“Putin është ISTP, që do të thotë është një introvert, i palexueshëm, është shumë i mprehtë, shumë agresiv, nuk ka empati. Nuk do njeri. Ka mësuar të qeshë shumë vonë. Po të shikoni fillimet e para të disa viteve ai nuk qeshte. Kishte një mimikë krejt të ngrirë, ka qenë si një dyllë, si një personazh dylli.

Kjo ishte për shkak të traumave, edhe për shkak të çrregullimeve të personalitetit, edhe për shkak të ubrizit 22 vjet në pushtet. Por edhe për faktin se ky është mësuar në shkollën e KGB-së të jetë i padëshifruar dhe i palexueshëm në të gjitha sjelljet e tij.

Advertisements

35-40 për qind të komunikimit ne e kemi me fjalë, verbal, 70 për qind janë veprimet tona. Trupi jonë është një komunikim në vete. Edhe përpëlitja e syve, edhe frymëmarrja si bën, edhe gjestikulacioni, edhe shtrëngimi i duarve, përqafimi jonë.

Madje kemi së fundmi një aparaturë, e cila edhe në distancë ne na lexon plotësisht, edhe kur gënjejmë, edhe kur kemi një emocion, edhe kur kemi një disstres. Lexon nëpërmjet televizionit”, tha profesori i njohur.

I pyetur nga moderatori Isli Ismali, se “sa mund të jetë rasti i Vladimir Putin, rasti tipik i një fëmije që mund të ketë pasur një fëmijëri të ftohtë, ka qenë i bullizuar”.

“Është një shkencë që flet për interpretimin e sjelljeve të caktuara. Putin ka mbivendosje shumë të mëdha. Këto mbivendosje vijnë edhe për shkak të faktit që ai i vogël ka qenë i b ullizuar, ka qenë me çrregullime të mëdha që në atë kohë dhe më pas vinte edhe nga autoriteti i një babai milic të ish-KGB-së. E më tej i përjashtuar nga shoqëria si njëri i dobët, shëndetlig e të tjera. E kjo e bëri që ai të drejtohej te artet marciale dhe pastaj të futej për t’u projektuar si njeri i fuqishëm, të futej në institucione si ishte ai famëkeqi i KGB-së.

Putin ka një problem të madh që do të jetë i personifikuar, i identifikuar diku. Ai ka zgjedhur deri diku Stalinin dhe kërkoi që populli të simpatizonte sërish figurën e Stalinit. Por ai mban në zyrë fotografinë e shefit më jetëgjatë të KGB-së, e adhuron. Ai ka idhujt e vet që i mban dhe ata janë shumë famëkeq. Shefi më jetëgjatë i KGB-së ishte ai që shtypi dhunshëm, duke ndikuar jashtëzakonisht si diplomat i ish-Bashkimit Sovjetik, Hungarinë në vitin 1956. Ai ka parë se si v riteshin liderët e opozitës në atë kohë në Hungari dhe kjo është shumë e ngjashme me atë që po ndodh aktualisht në Ukrainë.

Çfarë transferencash bën ky njeri në gjithë këto idhuj që ka dhe sa i rrezikshëm është ky për t’iu ngjarë atyre, për një gjë reale, një gjë konkrete që mund ta prekin të gjithë. Kjo na bën që të jemi kaq shumë të frikësuar sot”, sqaroi Karamuço.