I ftuar në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela tha se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit në bashkinë Shkodër tregoi se Edi Rama është bashkuar me Sali Berishën.

“Analiza ime vjen tek Shkodra, që i vë pikëpyetje të gjithave. Rreth 9 mijë është diferenca e votave që ka marrë PS në Shkodër në krahasim me zgjedhjet e 2015. Rama bashkuar me Saliun. Si mund të kesh rezultat rreth 9 mijë vota më pak. Janë të gjithë të sulur, Rama, LSI dhe Shtëpia e Lirisë për të shkatërruar PD. Po të kishte marrë rezultatin e 2015PS, edhe PD edhe Shtëpia e Lirisë nuk e mundin dot edhe po të ishin bashkë. Çfarë ka ndodhur? Këtu fillon loja. Edhe Ramën e shqetëson shumë përkrahja amerikane që po i jep Bashës”, tha Spartak Ngjela.

Advertisements

Ndalur në deklaratën e Sali Berishës se do të kandidojë për kryetar partie në PD, Ngjela thotë se Berisha nuk mund të vijë në krye të partisë, pasi Lulzim Basha e ka përjashtuar nga partia. Avokati thekson se ka vetëm një PD dhe ajo është e kryedemokratit Basha.

Advertisements

“PD ka vetëm një ligjore. Shtëpia e Lirisë nuk është parti.

Juridikisht nuk lejohet, se njëherë Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, pastaj mblodhi kongresin dhe e përjashtoi nga partia”, u shpreh Ngjela.