Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord. Në një karburant në zonën e ‘Kodrës së Priftit’ çmimi i naftës është 265 lekë për litër.

Lidhur me rritjen e shpejtë të çmimeve sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Advertisements

Nga ana tjetër flota e transportit urban është përgjysmuar ndërsa shoqata e tyre bën me dije se do të dyfishojë çmimin e biletës.

Më herët Syri.Net raportoi se në qytetin e Elbasanit çmimi i naftës arriti në 260 lekë për litër.

Sakaq, nesër në orën 17:00 përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, fermerë e blegtorë do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Advertisements