Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka njoftuar që ditën e sotme do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit konferenca pritet të mbahet në orën 13:00

Advertisements

“Në orën 13:00 Sali Berisha mban një konferencë për shtyp në ambientet e zyrës së tij. Ftojmë mediat të marrin pjesë!”, thuhet në njoftim.

Kjo deklaratë e Berishës përkon me presionin e shtuar ndaj Lulzim Bashës, nga ana e deputetëve që u renditën në krahë të tij, përpara dhe gjatë këtyre zgjedhjeve lokale të pjesshme.

Mes atyre që e kundërshtojnë më së shumti Bashën janë edhe Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Advertisements