Pas debatit të fortë me Robert Aliajn, opinionistja Jerina Lalaj vendosi që të largohej nga emisioni “Love Story 2”.

Por ditën e djeshme u konfirmua nga moderatorja e programit, Alketa Vejsiu se edhe Roberti është larguar nga emisioni.

Advertisements

Debati mes Jerinës dhe Robertit nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, por Lalaj tha se nuk ishte mirë që ky perceptim që ai ka për vajzat, të kthehej në vulgaritet, ndërsa Roberti u përgjigj duke e quajtur një “personazh të dështuar”.

Alketa shpjegoi situatën duke thënë që për momentin si opinioniste e emisionit ka mbetur vetëm këngëtarja Bleona Qerreti.

“Jerina e ka lënë programin javën e kaluar për arsye që i dini. E falenderoj për rrugëtimin që ka pasur me ne në këto dy edicione. Ndërkohë që Robert Aliaj ka bindjet e tij që nuk i negocion, që ne i respektojmë dhe me mirëkuptim kemi vendosur që ai të mos e vazhdojë më eksperiencën në ‘Love Story’ këtë vit”, tha Alketa.

Advertisements

Rikujtojmë se debati nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, por Jerina Lalaj tha se nuk ishte mirë që ky perceptim që ai ka për vajzat, të kthehej në vulgaritet.

Ndërkohë, Roberti tha se Jerina bën moral, por është “krejtësisht personazh i dështuar”. Lalaj u përgjigj duke thënë se Aliaj nuk ka koherencë sepse “çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë.” Debati agravoi në tone të larta dhe ofendime dhe si rrjedhojë jo vetëm Jerina, por edhe Roberti është larguar nga programi, një vendim ky i marrë nga produksioni.