Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Së fundmi këngëtarja i dha fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme e menjëherë ka udhëtuar jashtë vendit.

Advertisements

Përmes postimeve në Instagram, Beatrix ka zbuluar se ndodhet në shoqërinë e kushërirës së saj, Anxhelinës.

Dy vajzat kanë pozuar me njëra-tjetrën të veshura plot stil e duket se po argëtohen në pushimet e dyta pas Dubait.

Advertisements

Madje Beatrix e falenderon Anxhelinën që i ka qëndruar pranë këtë periudhë.

“Ti je rreze drite në kohë të vrenjtur Anxhelina”, shkruan Beatrix.