Donaldi dhe Bora janë dyshja më e përfolur e mediave dhe rrjeteve sociale. Ndarjet dhe bashkimet e tyre bëjnë shumë bujë ashtu si edhe çdo veprim tjetër nga ana e gjithësecilit.

Pas lidhjes së Donaldit me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Bora vendosi që të shkëpuste çdo lidhje me ta duke mos i ndjekur më as në rrjetet sociale.

Advertisements

Por së fundmi fansat e Bora-Donald, kanë vënë re se moderatorja ndjek një faqe fansash në Instagram, “Donald Bora”.

Nuk dihet nëse ishte një shenjë mbështetje për finale apo shenjë rikthimi që një pjesë e fansave e urojnë që të ndodh, sidoqoftë vetë pakujdesi apo rastësi nuk mund të jetë. Theksojmë se të njëjtën faqe e ndjek edhe Donaldi.

Advertisements