Bieta Sulo nuk është përmbajtur.

Flasim për moderatoren e emisionit shqiptar “Ftesë në 5” e cila sot është përlotur gjatë emisionit live, shkruan lajmi.net.

Advertisements

Ajo ka pas të ftuar në një lidhje direkte, Lesia Fylymanovin vajzën nga Ukraina e cila u martua në kohë lufte.

Lesia ka rrëfyer me plot emocione përgatitjet e martesës në kohë kur shteti saj po përballet me agresionin rus që nga mëngjesi i 24 shkurtit.

Ajo tregoi se ishin miqtë ata që ndihmuan që të gjente një vello dhe të bënte pak make up, ndërkohë që në trup mbante veshur rroba ushtarake.

Advertisements

Derisa Lesia është duke luftuar krah të shoqit në Kiev, vajza e tyre është zhvendosur në tjetër qytet për arsye sigurie.

E prekur shumë nga ky fakt, Lesia shpërtheu në lot gjatë intervistës, duke përlotur edhe vetë Bietën./Lajmi.net/