Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia ka fituar me rezultat të bindshëm në Shkodër, në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën ditën e djeshme.

Pas fitores së kandidatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar aktori i humorit Julian Deda. Përmes një postimi në “Facebook”, Deda shkruan se fitorja e Bardh Spahisë ka qenë një shpullë turinjve për kryeministrin Edi Rama dhe një shkelm për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Advertisements

“Shkodra asht dashni dhe meriton respekt.

Shkodranet nuk votuan thjesht per Kandidatin e preferuar, ata i futen nje shpulle turinjve Edi Rames, pushtetit te tij te korruptuar dhe te inkriminuar. Shkodranet i futen nje shkelm bytheve Lul braves, mashtrimeve, hileve dhe te gjitha skemave te tij per te shkaterruar opozitarizmin ne kete vend.

Shkodra asht molla e ndalueme e batakçinjve dhe pazarxhinjve, qe kerkojne te bejne llogarite e veta ne kurriz te lirise. Harrojeni, shkodranet nuk ju lejojne.

Advertisements

Falemnders Shkoder, t’du fort…!”, shkruan aktori.