Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku thotë se nuk do të ketë kufizime për naftën, por ajo shton se një mënyrë për të përballuar një krizë, është kursimi.

Gjatë një konference për shtyp, Balluku tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi ajo do të paguhet më pas tek Drejtoria e Transportit në formën e taksës së karbonit.

Advertisements

“Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari.

Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka dhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës, por të ecim në këmbë.

Kështu ndodh kur rriten çmimet duke qenë se është produkt që tregtohet nga privatët. Nëse e heq taksën nga nafta, do ta paguani tek DPSHTRR, pasi është taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

Advertisements

Duhet kursyer nafta, por nuk duhet të ketë kufizime” – tha Balluku.