Bashkimi Evropian ka përshkruar planet për të eliminuar varësinë e tij nga energjia ruse ku thuhet se do të shkurtojë importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe do të eliminojë nevojën e saj të përgjithshme për naftë dhe gaz rus “shumë përpara vitit 2030″.

BE-ja tha në një deklaratë për shtyp se planifikon të eliminojë varësinë e saj nga gazi rus duke “diversifikuar furnizimet me gaz, nëpërmjet importeve më të larta të LNG-së dhe tubacioneve nga furnizuesit jo-rusë dhe vëllimeve më të mëdha të prodhimit dhe importeve të biometanit dhe hidrogjenit të rinovueshëm. Gjithashtu do të reduktoj më shpejt përdorimin e lëndëve djegëse fosile në shtëpitë, ndërtesat, industrinë dhe sistemin tonë energjetik, duke rritur efikasitetin e energjisë, duke rritur burimet e rinovueshme dhe elektrifikimin, dhe duke adresuar pengesat e infrastrukturës.

Advertisements

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të naftës që BE importon çdo vit. BE njoftoi gjithashtu një sërë masash për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë me të cilat blloku po përballet prej disa muajsh, të përkeqësuar tashmë nga shqetësimet për ndërprerjen e furnizimit, duke përfshirë kufijtë e mundshëm të përkohshëm të çmimeve dhe ndihmën afatshkurtër shtetërore për kompanitë e prekura nga çmimet e larta të energjisë.

”Ne duhet të bëhemi të pavarur nga nafta, qymyri dhe gazi rus. Ne thjesht nuk mund të mbështetemi te një furnizues që na kërcënon në mënyrë të qartë. Ne duhet të veprojmë tani për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë, për të diversifikuar furnizimin tonë me gaz për dimrin e ardhshëm dhe për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë së pastër.”-tha Von der Leyen.

Komisioneri i BE-së për Energjinë Kadri Simson tha se BE-ja ka “sasi të mjaftueshme gazi” për javët e mbetura të këtij dimri, por se “ne duhet të rimbushim rezervat tona urgjentisht për vitin e ardhshëm”.

Advertisements