Kosova mund të jetë një mundësi përmes së cilës polakët të dërgojnë avionët e tyre luftarakë në Ukrainë.

Gazeta gjermane “Tagesschau” i ka kushtuar një artikull krizës në Ukrainë, dhe idesë së polakëve që të dërgojnë aeroplanët e tyre MiG-29 në SHBA e prej andej në Ukrainë.

Advertisements

Një ndër vendet nga ku do të bëhej transportimi i tyre deri në Ukrainë, është përmendur si opsion i mundshëm edhe Kosova, shkruan gazeta gjermane.

“Një transferim direkt i avionëve në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA. Një skenar i mundshëm është që avionët mund të dergohen në bazën ajrore në Ramstein dhe të fluturojnë në një vend jo anëtar të NATO-s ose jo anetar të BE-së. Pilotët ukrainas mund t’i dergonin në Ukrainë prej andej. Emri i asnjë vendi nuk eshte thene publikisht si vend transit; Kosova është një nga opsionet e mundshme”, shkruan media gjermane.

Polonia është e gatshme të dislokojë të gjithë avionët e saj reaktivë të tipit MIG-29 në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, si dhe t’i vendosë ato në dispozicionin e Shteteve të Bashkuara, njoftoi të martën Ministria e Jashtme polake, duke i bërë thirrje vendet të tjera të NATO-s që kanë avionë të tillë që të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Advertisements