Ky muaj ka nisur me një ngjarje tragjike. Rreth orës 09:10 të mëngjesit në aksin rrugor “Kthesa e Murrashit” është shënuar një a ksident i rëndë.

Si ndodhi aksidenti?

Advertisements

Një mjet tip “ML” është përplasur me një makinë tjetër tip “Ford. Për pasojë njëri prej tyre ka rënë në lumin Shkumbin.

Në mjetin “ML”që ra në lumë ndodheshin gjashtë persona, dhe fatkeqësisht 3 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerët janë shpëtuar.

Të shpëtuar janë shoferi, një pasagjere dhe një fëmijë, ndërsa vi ktimat janë gjetur në momentin kur ekskavatori ka nisur punën për nxjerrjen e makinës nga uji.

Advertisements

Në atë moment, një nga trupat e ka marrë rrjedha e lumit, kurse dy trupat e tjerë janë gjetur në makinë. Mësohet se ata janë nga Kalimashi i Kukësit dhe dy nga viktimat janë çift bashkëshortësh, 35 dhe 36 vjeç.

Shkaku i aksidentit

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanmë nisur punën për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.

Nga ana e policisë ende nuk ka një njoftim të dytë për aksidentin, ndërsa identiteti i viktimave dhe atyre që kanë mbetur të lënduar./albeu.com