Në orën 09:10 minuta një makinë që po lëvizte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” ka rënë në Lumin Shkumbin.

Deri më tani raportohet se 3 persona janë nxjerrë nga makina, mes tyre një fëmijë.Fëmija i moshës rreth 14 vjeç po transportohet në spitalin e Tiranës dhe mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Advertisements

Por për fat të keq, në një nga videot shihet teksa uji merr një person me vete, ndërsa personat që ndodhen në vendin e aksidentit vrapojnë për ta shpëtuar.

Konfirmohet se personi që morri rryma me vete ka ndërruar jetë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit për ta nxjerrë të gjallë, personi i cili mendohet të jetë i gjinisë mashkull ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarje ka mbërritur edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Advertisements

Në momentin e aksidentit në makinë ndodheshin 5 persona. Mendohet se është dhe një person tjetër i cili është ende i bllokuar në makinë.