Sipas MeteoAlb, vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore, parashikohet që herë pas here reshjet të jenë më intensitet deri mesatar. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C.

Advertisements

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.