Një 50-vjeçar në Elbasan është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte. Sipas burimeve policore Y.Ç, 50-vjeç ishte duke punuar në një objekt kur është rrëzuar nga skela.

Ai ka marrë plagë të shumta dhe nodhet në gjendje të rëndë. Ai është nisur drejt spitalit të Traumës

Advertisements

Njoftimi

Elbasan/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 14:30, shtetasi Y. Ç., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela dhe për pasojë është dëmtuar.

Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.