Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Priten edhe reshje sporadike, lokale bore.

Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -7 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 1 deri në 5 gradë Celsius.

Advertisements

Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Më shumë vranësira dhe reshje lokale bore priten në Maqedoninë Veriore.

Mot i ngjashëm, kryesisht i ftohtë na pret edhe të enjtën, ndërsa mëngjesi i së premtes pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar polar.

Temperaturat pritet të ulen deri në -10 gradë Celsius. Edhe të enjtën priten reshje sporadike bore, kurse nga e premta në rajon do të fuqizohen masa ajrore krejtësisht të thata anticiklonike. Pritet stabilizim i motit, me netë dhe mëngjese të ftohta dhe rritje graduale të temperaturave ditore/ Meteoballkan

Advertisements