Të gjithë sytë e publikut janë mbi lidhjen e Donaldit me Beatrix. Çifti që u lidh në shtëpinë e Big Borther, duket se po ndeshen me problemet e para edhe pse larg njëri-tjetrit. Brenda shtëpisë Donaldi deklaroi se nëse ajo është larguar nga Shqipëria ai nuk do ti fliste më.

Advertisements

Ndërkaq këngëtarja e ka kaluar Shën Valentinin në shoqërinë e kushërirës së saj në Dubai, duke zgjedhur kështu të largohet disa ditë nga zhurma mediatike. Por teksa të gjithë po merren me dinamikën e këtij çifti, pak e vunë re se Bora mbrëmjen e djeshme e festoi Shën Valentinin.

Gjithnjë e kuruar dhe e buzëqeshur, moderatorja ka zgjedhur ta festojë ditën e të dashuruarve me mikeshat e saj. Duket se historia e saj me Donaldin tashmë i përket të shkuarës dhe si një nga vajzat single më seksi, ajo e ka kaluar Shën Valentinin me mikeshat, në një darkë tërësisht femërore./Marrë nga Panoramaplus

Advertisements