Ka përfunduar pak më parë seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se seanca është shtyrë dhe trupa gjykuese vendosi që të mbahet ditën e enjtë në orën 10:00.

Kjo ishte seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta. Vetë Presidenti Meta nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Ai u përfaqësua në këtë seancë nga Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.

Advertisements

Relatori i çështjes së shkarkimit të Presidenti Meta në Kushtetuese, Përparim Kalo i ka drejtuar sot mbi 30 pyetje maxhorancës, duke kërkuar sqarim për një serë çështjes proceduriale.

Më herët Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e përfaqësuesit ligjor të presidentit Meta, Bledar Dervishaj për përjashtimin e gjyqtarëve dhe shtyrjen e seancës për ditën e nesërme.

Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë, votoi pro shkarkimit të Presidentit Meta, ndërsa mazhoranca e fajësoi për deklaratat publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat sipas tyre kanë nxitur dhunë dhe kanë shkelur Kushtetutën. Meta e ka konsideruar të paligjshëm komisionin hetimor të ngritur ndaj tij, duke mos pranuar akuzat e mazhorancës, ndërsa vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij e cilëson antikushtetues.

Advertisements