Thellohet bilanci i aksidentit tragjik që u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Elbasan, ku një makinë humbi kontrollin duke përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Tre persona kanë humbur jetën pasi makina ku ata udhëtonin, u përplas me një tjetër mjet dhe më pas përfundoi disa metra poshtë në humnerë, brenda në lum.

Advertisements

Korrespondenti i “Panorama.al” raporton se fatmirësisht është shpëtuar fëmija i mitur që ndodhej në makinë.

Makina ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe operacioni është i vështirë.

09:50 E rëndë në Elbasan, një makinë përfundon në lumin Shkumbin.

Advertisements

Brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe disa pasagjerë. Dy prej tyre arritën të dalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit”.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Korespondenti i Panorama, raporton se në bordin e automjetit kanë qenë katër persona, nga të cilët dy prej tyre kanë mundur të dalin nga mjeti.

Policia tha se brenda mjetit ndodhet shoferi dhe disa pasagjerë. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e personave të bllokuar.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.