Dalin pamjet e para nga aksidenti tragjik. Në orën 09:10 minuta një makinë që po lëvizte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” ka rënë në Lumin Shkumbin.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë rreth 5 persona në brendësi të mjetit që ka përfunduar në lumë. Deri më tani janë nxjerrë 2 persona nga makina dhe një fëmijë i vogël ku mësohet se është intibuar menjëherë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Advertisements

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mes tyre ka edhe një fëmijë që është nxjerrë nga uji.

Në pamjet e para duket një vajzë e tronditur e cila duket se ka shpëtuar ndërsa është e tronditur për njerëzit e tjerë që ndodhen në makinë.

Advertisements