Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim u tkurr ndjeshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare të prillit të vitit të kaluar, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

E megjithatë, ata që janë aktualisht duket se kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, jo vetëm si kolegë, por edhe si miq.

Advertisements

Në LSI është e njohur fryma e miqësisë mes tyre dhe në këtë filozofi brumosen edhe të rinjtë e LRI, të cilët më pas furnizojnë partinë me prurje të reja.

Kujtojmë këtu pushimet e tyre së bashku në Jal ku krahas plazhit dhe argëtimit, zhvillojnë edhe aktivitete në funksion të misionit të tyre.

Advertisements

Paparazzi ka fotografuar Monika Kryemadhin teksa i tregon diçka në celular deputetit Agron Çela, një biznesmen nga Shkodra, i cili njihet edhe për pasurinë e tij. Të dy duken të qeshur nga ajo çfarë po shohin.