Bëri xhiron e rrjetit fakti që Donaldi u kujdes për Einxhel dhe qëndroi zgjuar me të deri në mëngjes ditën që ajo u lëndua në krah. Por spekulime të shumta nisën pasi Egzona e ftuar në “Fan Club” bëri një deklaratë rreth kësaj.

Ajo tha se “Vëllai i Madh” iu ka kërkuar banorëve të shpërndahen dhe të mos shqetësojnë publikun dhe familjen e Einxhel dhe të qëndrojnë vetëm Donaldi me Beniada pranë saj, kur mjekët erdhën në shtëpi.

Advertisements

Kjo bëri që në rrjet të ketë aludime se Donaldi nuk e ndihmoi me dëshirë Einxhel dhe se produksioni do që ai të bëjë figurë të mirë. I shpejt ka qenë reagimi i moderatores, e cila ka dhënë edhe një sqarim në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se u zgjodhën Beniada me Donaldin se u treguan më të gatshëm dhe po ashtu shton se Donaldi i qëndroi pranë deri në mëngjes me dëshirën e tij, jo si kërkesë nga produksioni. SQARIM:

“Ne deklaratën time ne “FanClub” ku fola për komunikimin qe na është dhënë nga Vellai i madh rreth ngjarjes fatkeqe te Einxhel dhe pyetjes se “pse nuk ishim te gjithë afer saj”, për hir te korrektësisë, dua t’ju sqaroj se fillimisht pasi qe Einxhel është dërguar ne dhome dhe gjate kohës sa po e prisnim Urgjencën ku ishim gjithë banoret, na është komunikuar qe mund te qëndrojnë vetëm dy persona, Donaldi dhe Beniada.

Advertisements

Kjo gjë ka ndodhur edhe për shkak te vullnetit dhe ndihmës me te madhe nga këta dy te fundit (por edhe nga ne te tjerët). Pasi qe Einxhel ka pranuar ndihmën nga Urgjenca, te gjithë banoret jemi futur brenda ne dhome dhe i kemi ofruar ndihme me vullnetin tone te plote, por ai qe ka ndenjur me te deri kur Einxhel ka rene ne gjumë, ka qene Donaldi, dhe këtë fakt e pohoi edhe vet produksioni te premten ne prime! Shnet’ për t‘gjithë!