Një operacion është zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Autoritetet kishin mbi 25 urdhër ndalimi për disa efektivë burgjesh dhe zyrtarë të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Po ashtu urdhër-ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.

Advertisements

Efektivët e policisë në burgje në bashkëpunim me persona të dënuar dhe efektivë të rendit dyshohet se kanë lejuar futjen e drogës, sende të tjera të paligjshme, dhe lojëra fati.

Mësohet se Hysni Ndreu, shef policie në burgun e Elbasanit, ishte në krye të skemës së abuzimit për futjen e dr ogës e sendeve të palejushme në qeli.

Hetimi për këtë operacion nisi që në vitin 2020 dhe po zhvillohet në Vlorë, Peqin e Elbasan.

Advertisements