Bota e futbollit është në zi. Mauricio Zamparini, ish-presidenti historik i Palermos është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Në dhjetor ai u shtrua në spitalin në qytetin e Udines ku ishte operuar.

Advertisements

Pas disa kohësh në shtëpi, gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit duke çuar në vd ekjen e tij.

Ai la pas katër fëmijë. Vetëm pak muaj më parë, tetorin e kaluar, ish-presidenti I klubit të njohur italian kishte humbur djalin e tij 22-vjeçar Armandon nga një sëmundje e papritur, i gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Londër, ku ai studionte.

Maurico Zamparini shënoi histori në mënyrë sensacionale futbollin në Palermo. Ai ishte president për vitet më të mira të Palermos, të blera nga Franko Sensi në vitin 2002, por edhe sezonet e fundit të trazuara.

Advertisements

Historia e tij si president fillon me trajnerin Françesko Guidolin, i cili trashëgoi skuadrën nga Baldini në 2004 nga ku e riktheu skuadrën në Serinë A. Vitet e para në elitën e futbollit italian janë një luks që nuk do ta harrojnë kurrë në Palermo, me lojtarë të cilësisë së lartë dhe më pas duke i shitur me shuma relativisht të larta.

Nga Amauri te Dibala, duke kaluar nga Kavani dhe Pastore, por mbi të gjitha me kualifikimet për Kupën Uefa dhe me një kualfikim në Champions shumë pranë. Në vitin 2011 Palermo e tij arriti pikën më të lartë, duke arritur në finalen e Kupës së Italisë, duke e humbur 3-1 kundër Interit me Delio Rosin që drejtonte skuadrën nga pankina.

Nga aty filloi që Palermo të kishte rënie të lirë: sezonet 2012/13, 2016/17 dhe në 2019, shitja e klubit nga ku u shpall dhe falimentimi.