Moderatori i njohur shqiptar nga Kosova, Leonard Maloku ka ndërruar jetë.

Maloku ishte autor i emisionit dedikuar ekskluzivisht muzikës “BLUES”, si dhe ka moderuar në “Paper Radio” .

Advertisements

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije “Paper Radio” me anë të një postimi në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse moderatori vuante nga ndonjë sëmundje.

“Është gjithmonë e vështirë të kumtosh lajme të dhimbshme! Sot kolegu ynë i dashur, Leonard Maloku, iku në amshim. Një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili përçonte gjithmonë energji pozitive. Fryma që Leonardi solli në Paper Radio, si një dashamirës i madh i zhanrit “Blues”, është inspiruese dhe e pakrahasueshme.

Leonard, do të mbahesh mend gjatë! Së pari për mirësinë tënde, e pastaj për revolucionin që solle në radiot e Kosovës. Varrimi do të mbahet sot, më 2 shkurt 2022, në varrezat e qytetit të Prishtinës” thuhet në njoftimin e “Paper Radio”.

Advertisements